“Amore” mban titullin një nga projektet më të reja që ka hyrë në klasifikimin e “The Top List” këtë javë, që erdhi si bashkëpunim i Bleros dhe Arbanna. Teksa Blero është një emër mjaft i njohur në muzikë, le të njihemi pak më shumë me Arbanna…

Arbanna ka lindur në Prishtinë dhe është rritur në Itali nga mosha 3 deri 13 vjeçe. Dhe tashmë prej 12 vitesh jeton në Bayern të Gjermanisë. Që nga femijëria ka marrë pjesë në festivale shkollore me aktrim dhe këndim, po ashtu ka qenë edhe në school-bands.

Që nga viti 2020, Arbanna merret me muzikë më profesionalisht. Projekti i saj i parë ka qenë “I theve premtimet“ në vitin 2021. Bashkëpunimi me Bleron është projekti i saj i tretë, por bashkëpunimi i parë deri më tani. Arbanna ka përfunduar studimet në Gjermani dhe momentalisht është e punësuar në Ministrinë e Financave.