E ftuar në “Lancio” në Top Albania Radio, ishte këngëtarja më e re në tregun tonë, Arbana, e cila u bë e njohur për publikun nga bashkëpunimi me Bleron edhe pse numëron tre këngë në repertorin e saj. Por, Arbana edhe pse ka zgjedhur ta ushtrojë në tregun tonë muzikor talentin e saj, bukuroshja jeton në Gjermani ku dhe punon si ekonomiste.
Arbana na tregon se si ndahet jetesa e saj mes këtyre dy profesioneve kaq të ndryshme.
Jam shumë me fat që kam mundësi të punojë në Gjermani dhe të vij në Shqipëri e Kosovë t’i harxhoj. Këto të dyja nuk i lidh asgjë. Janë profesione që kanë shumë kontrast.
Arbana na foli gjithashtu edhe si lindi bashkëpinimi me Bleron, i cili tanimë është dhe menaxheri i saj.
Është bashkëpunimi im i parë, projekti i tretë solo. Është kontratë që ka lindur gjatë kohës së karantinës. Muzika ka qenë pasion që nga fëmijëria, ka qenë diçka që e kam dashur shumë. Si profesion kam dy vite që e ushtroj. Ka shumë talente të rinj është e vështirë të biesh në kontakt me dikë, sidomos unë që jetoj në Gjermani. Blero mu përshtat, po kaloj shumë mirë. Kam dy projekte të tjera solo në menaxhimin e Bleros.
Arbana na zbuloi gjithashtu dhe projektin e saj të radhës për të cilin u shpreh se e ka shumë përzemër.
Kam një projekt që e dua shumë. Këtë projekt që nga sekondi i parë e kam realizuar vet. Titulli është “Inshalah”, është temë dashurie që lidhet me tradhti. Nuk është diçka që e kam përjetuar vetë 100%, por jam frymëzuar.