Alban Chela është një emër i njohur për publikun shqiptar, i cili ka prezantuar disa projekte muzikore mjaft ritmike. Pasi solli remake-un e hitit para 16 vitesh të Besa Kokëdhimës, “Zonja & zotërinj”, tani i lë radhën një tjetër hiti që premton shumë.
“Lonely” është projekti i tij më i fundit. Edhe pse nga titulli të duket pak si këngë e trishtuar, na besoni kur ju themi që do të jetë kënga që do preferoni ta kërceni gjatë gjithë fundjavës në club.
“Lonely” është bërë pjesë e 100 këngëve më të mira moderne shqiptare në Top Awards këtë javë. Ky projekt të lë një shije aq të mirë sa nuk do keni ‘të ngopur’ me të.
Si gjithmonë Alban Chela di si ta kthejë një këngë në një hit të menjëhershëm dhe “Lonely” do të jetë edhe njëherë një provë e kësj. Momentalisht ky projekt renditet në vend të 99-të të “The Top List”.