Nga Oriola Marashi, tani Adion vjen me një tjetër bashkëpunim. Këtë herë ai ka bashkuar forcat me Ledri Vulën, Mc Kresha dhe Lumi B.
“Kush o ktu?” mban titullin kënga që vjen këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Ky projekt vjen me një vibe krejt tjetër dhe pozicionohet menjëherë në Top 5.
Një këngë që ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur kemi të bëjmë me të tillë emra kaq të fuqishëm të skenës muzikore shqiptare.