Vetëm pak javë më parë Ghetto Geasy dhe Luiz Ejlli sollën bashkëpunimin e tyre të shumëpritur. “Ding Ding” ishte projekti i parë mes tyre që u përqafua menjëherë nga publiku.
Ritmet, teksti dhe videoklipi i këngës, janë bërë bashkë në një kombinim perfekt, që e bëjnë këtë një projekt tipik veror. Që kur dyshja paralajmëruan ‘bombën’ shumë kohë më parë, kurioziteti i publikut ka qenë mjaft i madh.
Edhe pse bashkëpunimi vonoi pak, “Ding Ding” ia arriti që të rrëmbente të gjithë dashamirësinë e fansave të dy artistëve. Thënë kjo, projekti arriti që të pozicionohej që javën e parë të publikimit në vend të parë të “The Top List” dhe tashmë është prej dy javësh në fron.
“Ding Ding” padyshim që e ka të gjithë freskinë dhe energjinë që na duhet për verën, por a do ia dalë që t’i rezistojë të gjithë sezonit me po të njëjtën frymë? Apo ndoshta do i lërë vendin projekteve të tjera? Na mbetet të presim e të shohim.