Pas një suksesi të jashtëzakonshëm me bashkëpunimin e parë, “Lejla” Elvana Gjata dhe Capital T janë bërë sërish bashkë por kësaj radhe për një këngë dedikuar fustanit.
E publikuar vetëm pak ditë më parë, “Fustani” është shndërruar menjëherë në këngën më të dëgjuar dhe këtë e vërteton më së miri renditja në vendin e parë.
Edhe pse është një hyrje e re muzikore në klasifikim, publiku e ka mirëpritur dhe sugjeruar këtë projekt muzikor, duke e futur menjëherë në listë.
Në klipin e kësaj kënge, i cili është xhiruar në Stamboll, Elvana shfaqet e veshur me 5 fustane të ndryshme, të stiluara me kujdes nga miku i saj besnik, stilisti Valdrin Sahiti.
Madje në një postimtë bërë në rrjetet ociale, artistja e dashur e publikut shqiptar ka zbuluar se për këtë këngë është frymëzuar nga arti i Valdrin Sahitit.
“E shkruajta këtë këngë e frymëzuar nga arti i Valdrin Sahitit”, shkruan bashkangjitur një fotoje në Instagram këngëtarja, ku shfaqet e veshur me një nga fustanet të cilin e ka veshur në klip.
Theksojmë që teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë artistët ndërsa muzika nga Bo Beatz dhe Cano.