Ron Zaiti është një nga reperat më të rinj të momentit dhe pjesë e grupit të ‘Money Team’. Në vetëm pak kohë reperi ka publikuar projekte muzikore shumë të suksesshme, ku disa prej tyre janë bashkëpunime me këngëtaret e njohura Dafina Zeqiri dhe Semi Jaupaj, këngë të cilat janë pëlqyer shumë dhe numërojnë miliona klikime.
Ron u bë për herë të parë i njohur për publikun e Top Awards me bashkëpunimin e tij me Dafina Zeqirin në “Murder on the dance floor”. Duhet thënë që ky projekt i ka lënë të gjithë gojëhapur që në çastin e parë të publikimit.
Publiku e ka pritur goxha mirë këtë këngë dhe këtë mund ta kuptojmë fare mirë nëse i hedhim një sy komenteve nën videon e publikuar në YouTube. Të shumta kanë qenë reagimet pozitive të cilat e kanë cilësuar “Murder on the dancefloor” si këngën më të mirë të albumit të Dafinës, “Dafinë moj”.
Pas këtij bashkëpunimi kaluan disa muaj pauze dhe Ron rikthehet sërish në klasifikim me një tjetër bashkëpunim. Ishte Semi Jaupaj ajo e cila e riktheu Ron Zaitin në “The Top List” me “All your lovin”. Kjo këngë u kthye menjëherë virale në rrjet dhe shtoi akoma edhe më shumë zërat për një romancë mes dy artistëve. “All your lovin” vazhdon të jetë pjesë e listës prej 20 javësh tani.
E treta e vërtet për Ronin! Njëtjetër bashkëpunim tjetër që rezultoi mjaft i suksesshëm që kur u publikua. “Boma ni tel” është bashkëpunimi i dytë me Dafina Zeqirin i cili erdhi këtë javë në klsifikimin e “The Top List”. Klipi i këtij projekti është gjithashtu mjaft interesant. Dy artistët shihen të veshur si piratë në një anije të vjetër, që të jep përshtypjen se po sheh një version modern të “Piratëve të Karaibeve”. Na mbetet të shohim në vazhdim se si do të jetë ecuria e këtij projekti.