Edhe pse ishte një ndër hitet e kësaj vere, duket se “Ajo” e Ghetto Geasy dhe Majk, ende vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe të votohet vazhdimisht nga fansat edhe në këto ditë të ftohta të dimrit.

Kanë kaluar 29 javë që nga koha kur bashkëpunimi i dytë i Ghetto Geasy dhe Majk u bë pjesë e “The Top List” por duket se prurjet e reja nuk kanë mundur ta mposhtin këtë projekt muzikor pasi vetëm këtë javë “Ajo” është ngjitur me 7 pozicione.

Ndërkohë që ka qënë e pozicionuar në majat e klasifikimit të listës zyrtare të “Top Awards”, për këtë javë kjo këngë renditet në vendin e 15-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në listën prej 50 këngësh.