Cekic nuk është një emër aspak i panjohur në botën e muzikës. Ai është një autor tekstesh, këngëtar dhe njëkohësisht një producent mjaft i njohur dhe i talentuar.

Dalja e tij e parë për publikun shqiptar ka qenë në Top Fest 3, në prill të vitit 2006 ku ai mori pjesë me Dj Benz, me këngën “All Ladies”. Pas kësaj në vitin 2008, Cekic vjen në një bashkëpunim me këngëtarin Blero për të sjellë tek publiku projektin “Shake Tha Ass”.

Me një karrierë të gjatë artistike, Cekic ka qenë producent i shumë projekteve të njohura dhe ka bashkëpunuar me artistët më në zë të skenës shqiptare. Ai gjithashtu ka sjellë dhe “I dashur” në bashkëpunim me Dessa në vitin 2011. Në po të njëjtin vit, Cekic bashkëpunim sërish me Blero për “Dance”.

Ndër emrat e këngëtarëve me të cilët Cekic ka bashkëpunuar janë Ronela Hajati, Young Zerka, Argjentina Ramosaj, Luana Vjollca e shumë të tjerë. Së fundmi Cekic ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Dua”, një rikrijim i këngës së Genës, “Kur s’të thashë të dua”, që me siguri që nuk ka dikush që nuk e njeh. Ai ka vendosur që ta ‘risjellë në jetë’ këtë këngë, sigurisht që me një përpunim shumë të arrirë që parashikojmë të jetë një hit. “Dua” bëri që artisti t’i bashkohet “Top Awards”. Momentalisht ky projekt renditet në vend të 19-të të klasifikimit të “The Top List”.