menu

Young Zerka me dy këngë në “Top 15”


Ora: 11:26 Datë: 25/03/2019

Dy bashkëpunimet e fundit e kanë shndrruar Young Zerkën në qendrën e vëmendjes. Këngëtari i njohur shqiptar, i cili dallohet për stilin e tijt ë veçantë muzikor, ka ditur si të surprizojë fansat e tij, duke sjellë dy bashkëpunime me artistë të huaj.

“Lule Bore” është kënga e që e ka renditur Young Zerkën për herë të parë në “Top 3”. Ky bashkëpunim me producentin gjerman ka 5 javë që ka hyrë në listë dhe nga java në javë është votuar pafund nga publiku, duke kapur vendin e tretë për këtë javë.

Si një artist që i pëlqen shumë bashkëpunimet, Young Zerka nuk është ndalur me kaq pasi vetëm pak ditë më parë, ai ka publikuar një tjetër bashkëpunim. “Ting Ting” mban titullin kjo prurje e re muzikore, e cila ka ardhur në bashkëpunim me Albanian Outlawz dhe Dalmo, një këngë që është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar. Në këtë projekt, Young Zerka ka ardhur paska ndryshe pasi për herë të parë këndon portugalisht.

Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, në lidhje më këtë projekt muzikor, Zerka është shprehur se është një nga projektet që është investuar më shumë. Klipi i kësaj kënge është xhiruar në Zvicër. Duket se puna e lodhshme dhe investimi ja ka vlejtur pasi kjo këngë është futur menjëherë në klasifikim, duke u renditur në vendin e 15-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për një hyrje të re.