Ylli Limani ka 11 javë që është bërë pjesë e “The Top List” me projektin e tij muzikor “Pritem se po vi”.

Në një intervistë të dhënë për “Top Awards” disa kohë më parë, Ylli është shprehur se kishte planifikuar të vinte me dy bashkëpunime të fuqishme, me 2PO2 dhe Tunën por ndërkohë që ende nuk kemi dicka të re nga ai, fansat kanë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes “Pritem se po vi”.

Për këtë javë, përmes votave të tyre, fansat kanë mundur ta rendisin Yllin në vendin e 32-të të “The Top List”, duke e ngjitur me 5 pozicione më shumë krahasuar me javën e kaluar.