Jemi mësuar që Yll Limanin ta shohim zakonisht në zonën e nxehtë të klasifikimit por duket se java e kaluar nuk ka qënë aq e suksesshme për artistin, i cili ishte i pozicionuar në vendin e 24-t me këngën “Buzët e Kuqe”

Fansat e këngëtarit kanë bërë të pamundurën këtë javë dhe përmes votave të tyre e kanë renditur artistin në vendin e dytë, duke u bërë kështu një rrezik për vendin e parë.

Edhe pse ka më shumë se një muaj që ka dalë në treg, duket se kjo këngë ende “cmend” publikun me muzikën e saj.

Limani është një ndër artistët që gjendet me më shumë këngë në klasifikimin e “Top Awards“, ekzaktësisht me 6 këngë në total.

Përvec “Buzët e Kuqe“, këngë të tjera të artistit që gjenden në listë janë: “Pate” me Lumi B, “I kom kall”, “Engjej”, “Ski me m’pa” dhe “Pse je me to”.

Duhet theksuar fakti se të gjitha këngët e Yll Limanit renditetn në “Top 40”.