menu

West Side Family në 20 këngët më të pëlqyera të javës


Ora: 14:17 Datë: 17/02/2018

West Side Family është i vendosur të arrijë suksesin e dikurshëm dhe padiskutim që ia ka dalë. Ndërkohë që kanë kaluar vetëm 6 javë që nga publikimi i tyre i ri, është vënë re se nga java në java mbështetësit e muzikës së tyre sa vijnë e shtohen.

Në javën e parë të hyrjes në klasifikimin e “The Top List”, dedikimi i Landit dhe Mirit, për mikun e tyre Dr. Flori, mbante vendin e 87-të,  por pas 6 javësh, “Beso” është shndërruar në një prej 20 këngëve më të pëlqyera të javës.

Falë votave të fansave të tyre, WSF ka mundur të ngjitet më 17 pozicione këtë javë, duke u renditur në vendin e 12-të.

Por si do të jetë renditja e tyre javën e ardhshme? Në një sondazh të bërë në faqen zyrtare të “Top Awards” në Instagram, ku ndjekësit janë pyetur nëse javën e ardhshme “Beso” do të jetë në “Top 10”, 78% kanë votuar se do të jenë.

Që pas rikthimit të WSF në skenën e muzikës, djemtë kanë filluar te jenë tepër aktiv nëpër koncerte të ndryshme në klubet e natës.