Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur këngëtari i dashur për publikun përmes një postimi në rrjetet sociale.

Moderatorja e njohur ka sjellë në jetë një vajzë paarditen e sotme. Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet dora e tij dhe e Kiarës teksa mbajnë dorën e bebit të porsalindur. Gjithashtu Luizi ka zbuluar edhe emrin që ai dhe moderatorja i kanë vendosur vogëlushes së tyre, Luna Mari.

Luna Marí Ejlli . 30.04.2024