Bardhi nuk po humbet aspak kohë! Ai ka vendosur që të jetë mjaft aktiv në karrierën e tij muzikore që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP 3”.

Këngëtari i njohur Bardhi, i cili ua mori zemrat publikut edhe më shumë me paraqitjen e tij në këtë reality show kaq të ndjekur, sapo ka publikuar projektin e tij më të ri. “Luj zemër” titullohet kënga më e re e tij, të cilën e solli si bashkëpunim me një artiste tjetër, Arbreshën.

Kënga është tejet ritmike dhe dyshja duket se kanë goditur në shenjë me këtë bashkëpunim. Ky projekt vjen pas daljes së Bardhit nga reality show, ku edhe krijoi lidhje me modelen Sara Gjordeni.

Dyshja vijon lidhjen e tyre edhe jashtë dhe janë më të dashuruar se kurrë dhe në pritje të një fëmije. Madje Bardhi i propozoi partneres së tij për martesë teksa ishin të ftuar në “Cherry On Top” në Top Channel.