Shumë e ëmbël ka ardhur në projektet më të fundit muzikore artistja, Venera Lumani, këngët e së cilës kanë rezultuara mjaft të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Pas dy bashkëpunimeve me partnerin e saj, Lind Islamin, Venera Lumani ka zgjedhur të vijë me një projekt “solo”, në të cilin ka ardhur gjithashtu mjaft romantike.

“Pak nga pak” është titulli i prurjes më të re të artistes, i cili ka disa ditë që ka dalë në treg dhe që këtë javë është sugjeruar nga publiku për t’u bërë pjesë e “The Top List”.

Nga ana tjetër Venera vazhdon të ecë suksesshëm në klasifikim më këngën “Ma shumë” në bashkëpunim me Lind Islamin, i cili për këtë javë pozicionohet në vendin e 68-të, duke u ngjitur me 23 pozicione nga java e kaluar.