menu

Venera dhe Lindi në Maldive, pushime apo tjetër projekt?


Ora: 20:08 Datë: 23/09/2021

Të gjithë ne mund ta kujtojmë këngën e çiftit Venera – Lindi, “Mwah Mwah”. Kjo këngë mjaft e veçantë e solli dyshen me një frymë tjetër më ndryshe nga sa jemi mësuar që t’i shohim.

Për videoklipin e këtij projekti, Venera dhe Lindi vendosën që ta xhironin në Zanzibar, një tjetër veçanti e kësaj kënge. Me një melodi shumë ritmike, “Mwah Mwah” u prit shumë mirë nga publiku, nisur nga të gjitha veçoritë e projektit.

E nëse e keni vënë re nga postimet e tyre të fundit në Instagram, çifti ka kaluar disa ditë pushimi në Maldive nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Kjo na ka bërë që të dyshojmë nëse këto kanë qënë vërtetë pushime apo ndoshta planifikimi i një projekti tjetër.

E fundja “Mwah Mwah” që u xhirua në Zanzibar ishte një risi për ta dhe pse jo tani të mos mendojnë për një videoklip të ngjashëm për këngën e tyre të re.

Kënga e tyre “Mwah Mwah” renditet në vend të 55-të të klasifikimit të “The Top List”.