Në një sallë të mbushur me partnerë mediatikë dhe ekonomikë, u zhvillua konferenca e parë për mediat nën logon e "Top Awards".

Producentja Lori Hoxha dhe autori Ledion Liço, së bashku me Ergys Lubonjën e Alban Malen, prezantuan për herë të parë logon zyrtare të eventit më të madh muzikor në Shqipëri.

Në konferencë u zbuluan detaje ekskluzive nga mbrëmja e 24 Qershorit, mënyra e realizimit, risitë, teknologjia moderne, etj.

Producentja dhe autorët deklaruan për gazetarët se kjo ngjarje e madhe muzikore do të sjellë në skenën e Pallatit të Kongreseve plot 12 çmime për muzikën moderne shqiptare dhe performancat që do të mbahen në skenë do të jenë të një niveli të ngjashëm me ato të MTV Music Awards, Grammy's, VMAs, etj.

Kurozitetit të gazetarëve se me kë do ta drejtojë Ledioni këtë event, ai vetë iu përgjigj se këtë vit do të dalë më pak se çdo herë në skenë: "Skena shqiptare ka plot artistë që na përfaqësojnë denjësisht dhe që do ta kenë shumë të thjeshtë prezantimin e çmimeve".