Elvana Gjata mbajti koncertin e saj madhështor “Dekada” më 22 qershor në stadiumin Air Albania. Artistja shkriu në skenën gjigante, të ndërtuar në stadium me efekte dhe grafika të veçanta, karrierën e saj 20-vjeçare. Gjatë dy dekadave në tregun muzikor shqiptar, artistja ka marrë dashamirësinë e mijëra njerëzve që i dëgjojnë dhe këndojnë këngët e saj.