Që në momentin e parë të publikimit, bashkëpunimi i Tayna dhe Mozzik, “Edhe Ti”, korri një sukses të jashtëzakonshëm. E përfolur si një dedikim për Loredanën, sikurse të gjitha këngët e Mozzik tanimë, kjo këngë arriti të pozicionohet në zonën e nxehtë të listës.

Ndërkohë që ka kaluar thuajse 17 javë, fansat e dyshes vazhdojnë të kenë këtë këngë një ndër më të preferuarat e tyre dhe këtë e tregon më së miri mbështetja e madhe që kjo këngë ka, përmes votave në topawards.top-channel.tv

Sa i përket artistve, Tayna dhe Mozzik, ata kanë publikuar projekte personale gjatë periudhës së karantinës por këto këngë ende nuk janë bërë pjesë e listës.

Si Tayna ashtu edhe Mozzik gjenden në klasifikim edhe me projekte të tjera muzikore, ku Tayna ka 6 ndërsa Mozzik 4 këngë.