Kjo javë ka rezultuar një sukses i vërtetë për këngën më të re të Alban Skënderaj, “Stoli i Trendafilave”, e cila është ngjitur me 28 pozicione.

E publikuar në fund të muajit tetor, “Stoli i Trendafilave” është bërë menjëherë pjesë e “The Top List”, ku për javën e kaluar ishte e renditur në vendin e 34-t por kjo javë ka sjellë një sukses të jashtëzakonshëm, duke e pozicionuar artistin në vendin e 6-të.

Skënderaj vazhdon të jetë pjesë e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare me 3 këngë, ku përveç “Stoli i Trendafilave”, gjithashtu “Engjell” dhe “Duar Lart” nuk i janë larguar këtij klasifikimi, duke përballuar konkurrencën e projekteve të publikuara së fundmi nga artistët shqiptar.

Albani momentalisht po shijon suksesin e koncerteve të tij si brenda dhe jashtë kufijve shqiptar ndërsa prej muajit janar, ai do të jetë një nga trajnerët e “The Voice of Albania 6”.