Prej shumë vitesh është vënë re se përdorimi i pianos si aksesor ka qënë i pranishëm në shumë video muzikore. Ka shumë artistë që shfaqen duke i rënë pianos ndërsa disa të tjerë bëjnë sikur i bien por a dinë vërtet të luajnë piano?

T’i biesh pianos është më shumë sesa një xhest mekanik nëpër video muzikore dhe paraqitja e tyre si një element për të plotësuar klipet, duket se bën që të humbasësh atë emocionin e vërtet që përcjellin notat e pianos.

Së fundmi Genc Prelvukaj ka publikuar videon e tij më të fundit muzikore, “Mungon”, në të cilën shfaqet duke i rënë pianos ose duke bërë sikur…..

Disa klipe të tjera ku piano shfaqet si aksesor janë, Erza x Don Phenom – Nuk Ki Me Kon, Aurela Gace – Shpirti i shpirtit tim, Kida – Edhe sa” etj.

Pyetja është, për cfarë duhet piano kur bën sikur i bie apo nuk i bie hiç? A e bën artistin më artist apo klipin më të jashtëm?