Hyrja e re e kësaj jave, Elvana Gjata dhe kënga e saj “Thirr”, ka arritur të pozicionohet menjëherë në vendin e parë. Nisur nga kjo, ne kemi bërë një analizë se cilët janë artistët dhe këngët që kanë zënë kreun e listës që në javën e parë të hyrjes në klasifikim.

Shumë debutime muzikore në “The Top list”, arrijnë të marrin vlerësime maksimale, duke u pozicionuar menjëherë në vendin e parë. Gjatë këtyre viteve është vënë re se kreun e listës, që në javën e parë të publikimit, kanë mundur ta zënë artistë të rinj dhe ata të vjetër.

Artistët që kanë debutuar në vendin e parë më shumë janë: Elvana Gjata, e cila ka debutuar në total 7 herë, Ledri Vula 8 herë, Alban Skënderaj në total 6 herë.

Këngët me të cilat Elvana Gjata ka zënë vendin e parë janë: Thirr, Fustani në bashkëpunim me Capital T, Pa Dashuri, Me fal, Forever is Over, Lejla, Njesoj ndërsa këngët me të cilat Ledri është renditur i pari që në javën e parë të hyrjes në listë janë: 10/10, Piano Rap, Kiss Kiss, That’s Mine, U Harrum, Hip Hop, King, SRMN. Sa i përket Alban Skënderaj, këngët që kanë debutuar menjëherë në vendin e parë janë: Ki meshire, Drejt ne zemer, Netor 26, Lea, Kam Nevoje, Une dhe ti.

Artistët të rinj që kanë debutuar menjëherë në vendin e parë janë: Stanaj, Andrra, Gjon’s Tears, Bardhi dhe Dardan. Artistë të tjerë që kanë zënë vendin e parë me këngët e tyre të sapo publikuara janë: Yll Limani, Capital T, Alban Ramosaj, Besa, Eugent Bushpepa, Nora Istrefi, Buta, Ronela Hajati, Tayna, Dafina dhe Flori.