Ndërkohë që jeta e tij personale së fundmi ka qënë në qendër të vëmendjes, Stresi i ka lënë pas këto probleme dhe ka vazhduar të jetë i fokusuar tek muzika.

“Mos u Dorzo” titullohet projekti më i fundit i reperit shqiptar, i publikuar rreth një javë më parë, një projekt që duket se i është dedikuar plotësisht jetës së tij personale.

Duket se fansat e Stresit e kanë pritur me padurim rikthimin e këngëtarit në muzikë pasi përmes votave të tyre, ata kanë mundur ta bëjnë menjëherë “Mos u Dorzo” pjesë të klasifikimit të “The Top List”. Me tekst të vetë artistit dhe me muzikë të Irkenc Hykës, kjo këngë për këtë javë pozicionohet vendin e 44-t.