Edhe pse është tepër aktiv në jetën e natës, grupi i njohur i muzikës “rock”, Minatori i ka munguar për një kohë të gjatë tregut muzikor shqiptar. Të njohur për disa hite muzikore si “Molla me sherbet”, “Te dua sa Kosovën” dhe “Mihane”, djemtë e grupit të dashur të publikut shqiptar, kanë vendosur të jenë sërish pranë fansave të tyre.

Kanë kaluar thuajse 10 vjet që nga publikimi i fundit i grupit, por vetëm një javë më parë, Minatori ka publikuar këngën me titull “Krejt Njejte”.

Teksti i kësaj këngë është i mbushur plot me kritika për politikanët dhe për degradimin e Prishtinës por pavarësisht kësaj ajo do të mbetet mbretëreshë dhe ka zemër të madhe për të gjithë.

“Krejt Njejte” është një ndër hyrjet më të reja në klasifikimin e “The Top List”, ku falë sugjerimeve të publikut, kjo këngë për këtë javë pozicionohet në vendin e 50-të.