Pas një periudhe pauze në karrierën e saj muzikore për shkak të angazhimeve familjare, Arta Bajrami ka vendosur të vijë me një projekt të ri muzikor.

Për këtë rikthim në tregun muzikor, këngëtarja ka zgjedhur të vijë me një bashkëpunim me reperin e njohur MC Kresha.

“Asaj” mban titullin ky projekt muzikor i dyshes, i cili është punuar nga producenti Don Arbas, njëherësh edhe vëllai i Artës.

Teksti i kësaj kënge është punuar nga Arta dhe MC Kresha, të cilët duket se e kanë tepruar paksa me fjalët e pista që ata kanë përdorur. Përveç tekstit, në klipin e këngës, këngëtarja shihet të ketë veshur një bluzë me mbishkrimin “Fu*k You”.

Ky rikthim i Artës me Mc Kreshën është pritur mjaft mirë nga publiku, i cili falë votave të tyre, ka bërë që kjo këngë të futet në klasifikimin e “The Top List” që në javën e parë të publikimit,

“Asaj” për këtë javë pozicionohet në vendin e 44-t, se cili do të jetë pozicionimi i saj javën e ardhshme, kjo mbetet për t’u parë të dielën në mesditë, në programin “The Top List”, në Top Channel.