Yll Limani sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor dhe menjëherë ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar, i cili menjëherë ka zënë vendin e parë në klasifikimin e “Top Awards”.

Një tjetër sukses ky pas “I kom kall”, e cila ka qëndruar gjithashtu dy javë rresht në kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Pavarësisht se ka patur kritika dhe i është bërë një krahasim me The Weeknd, “Buzët e Kuqe” sërish është sugjeruar dhe votuar pafund nga fansat e artistit.

Në një intervistë të dhënë për “Prive”, këngëtari ka pranuar faktin që është frymëzuar nga muzika e The Weeknd si edhe nga albumi më i ri i Dua Lipës, duke e sjellë kështu artistin në një tjetër zhaner muzikor, rikthimi i viteve 80′.

Ai është shprehur se është një artist i ri në muzikë kështu që merret parasysh rreziku.

Vendi i dytë dhe vendi i tretë vijon t’i përkasë dy bashkëpunimeve mjaft të votuara të kësaj vere, “Fajet” e Dhurata Dorës dhe Azet si edhe “Locos” e Luana dhe Jay Santos.

Java e parë e tetorit ka sjellë disa projekte të reja në listë, ndryshe nga java e kaluar, në të cilën nuk kishte as prurje të re.