Në muajin prill Cricket dhe Muma prezantuan për publikun shqiptar “Pa ty“, një këngë që arriti të fitonte menjëherë zemrat e publikut shqiptar.

Pa ty” pati një debutim mjaft të mirë në klasifikim dhe madje edhe pse kanë kaluar 8 javë, kjo këngë vijon të votohet nga publiku, i cili gjatë kësaj jave e ka pozicionuar në vendin e 25-të.

Ndërkohë që suksesi i saj vazhdon, Cricket dhe Muma vendosën që të sjellin versionin “remix” të këngës, në të cilën ftuan edhe Dafina Zeqirin.

I publikuar disa ditë më parë, remix-i i treshes së talentuar do të jetë padiskutim një ndër kolonat zanore të kësaj vere.