Olimpia Smajlaj ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “BB Wine”. Ajo ka pasqyruar nëpërmjet kësaj kënge edhe njëherë stilin që e karakterizon. Olimpia shfaqet e lirshme, një shpirt i lirë por aspak e ekzagjëruar.

Ajo shoqërohet në klip nga dy vajza të tjera teksa shijon jetën dhe rininë. Mund të themi se kjo këngë do të jetë një hit veror i cili sfidon temperaturat e larta.

Klipi i këngës është i thjeshtë dhe nga kjo të bën akoma dhe më shumë për vete. Duhet thënë se kjo këngë sjell një frymë më ndryshe nga ajo çfarë jemi mësuar të shohim rëndomë në tregun shqiptar. Këtë gjë di ta bëjë më së miri Olimpia me frymën që ajo sjell dhe me atmosferën tejet të veçantë dhe të freskët.

Fansat e kanë pëlqyer shumë këtë projekt të ri dhe komentet kanë qenë shumë pozitive. Nisur nga kjo, “BB Wine”, por edhe vetë Olimpia, do të vazhdojnë të ngrihen suksesshëm në rrugën e artit dhe muzikës.

Kënga momentalisht renditet në vendin e 83-të në klasifikimin e “Top Awards”, por me gjasa që do të votohet edhe më lart në javët në vazhdim.