Ajo njihet për zërin e saj mjaft të veçantë dhe për performancat rock që i shkojnë më së miri. E kemi fjalën pikërisht për Olimpia Smajlaj.

E teksa po prisnim një projekt të ri prej saj po në rock, Olimpia na ka surprizuar të gjithëve. Këtë herë ajo ka ardhur me një rrymë komplet tjetër, atë drill.

Edhe pse nuk e kishim parë më parë duke eksperimentuar, Olimpia nuk ka zhgënjyer aspak fansat e saj. Përkundrazi, duket se publiku e ka përqafuar këtë stil të ri të saj.

Kënga e saj e re mban titullin “Dy buzë” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Por Olimpia nuk është mjaftuar vetëm me drill.

Ajo ka performuar gjithashtu një pjesë të shkurtër të kësaj kënge në rrymën jazz. “Dy buzë” pozicionohet këtë javë në vend të 31-të.