Dilan është djali 20-vjeçar, i cili ka nisur të merret me muzikë qën në moshën 3-vjeçare, ku ka fituar edhe çmimin e publikut në festivalin “Çelësi i Artë”. Edhe pse në një moshë të re, Dilani ka qënë pjesëmarrësh në disa festivale fëmijësh si brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke fituar edhe çmime të para.

Në moshën 13-vjeçare, ai ka realizuar një koncert recital në nder të këngëtares Vace Zela, duke treguar kështu talentin në muzikën “live”.

Dilani ka rreth 1 vit që ka prezantuar projektin e tij të parë muzikor “Naked”, falë të cilit është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” për herë të parë. Gjatë kësaj jave, kjo këngë pozicionohet në vendin e 48-të.

I ftuar në “Pop Culture” në Top Channel, drejtuar nga Dojna Mema dhe Kelvi Kadilli, Dilani ka treguar se këtë të shtunë do të vijë me një projekt të ri muzikor të titulluar “Fixim”.

Në intervistën e tij, këngëtari ka treguar se kjo këngë është vazhdimi i projektit muzikor “Naked”, për të cilën ka shtuar se i përket rrymës R&B.