Bashkëpunimet janë shndërruar në projektet më të preferuara së fundmi dhe MC Kresha mund të quhet pa frikë mbreti i tyre.

Kësaj radhe një dyshe e pazakontë ka bashkuar fuqitë dhe bëhet fjalë për Art Abazin dhe Mc Kreshën, të cilët kanë surprizuar publikun me prurjen e tyre më të re muzikore.

Edhe pse në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, Art Abazi është shprehur se askush nuk ka interes të bëjë muzikë për të por duket se paska gabuar rëndë pasi ai ka tërhequr vëmendjen e një prej reperëve më të talentuar shqiptar.

“Enigme” titullohet bashkëpunimi i parë i dy artistëve, të cilët i kanë qëndruar besnikë rrymave të tyre muzikore, duke mos u bërë pjesë e muzikës komerciale.

Për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur disa artistë të njohur si Fifi, Art Abazi, Mc Kresha dhe Gent Myftaraj po ashtu melodia është punuar nga vetë këngëtarët dhe Gent Myftaraj.

“Mbreslënës, dy zëra, me një tekst dhe melodi që prekin telat e zemrës”, shkruan një komentues në rrjetet sociale dhe në fakt ky projekt ka prekur telat e zemrave të publikut, të cilët kanë sugjeruar pafund që “Enigme” të jetë pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

https://www.youtube.com/watch?v=uF_qzqynxgs