Reperi i njohur shqiptar, Lil Koli dhe projekti i tij muzikor “Me Grupin” është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” për herë të parë.

I publikuar rreth 7 muaj më parë, ky projekt muzikor ka mundur të bëhet pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare gjatë kësaj jave.

Falë sugjerimeve të shumta të fansave të Lil Koli, “Me Grupin” pozicionohet në vendin e 65-të.

Më një klip të xhiruar në qytetin britanik, Londër, aty ku dhe reperi jeton, kjo këngë ka marrë mjaft komente pozitive nga publiku shqiptar.