Ledri dhe Capital T vazhdojnë të mbajnë rekordin si artistët me më shumë këngë në klasifikimin e “Top Awards”. Sikurse muajin e kaluar, derimë tani ende nuk ka artistë që të mposhtë suksesin e dy reperave mjaft të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Ledri, e cili publikoi albumin e ri vetëm pak muaj më parë, “10/10” gjendet në “The Top List” me 10 këngë në total ndërsa Capital T, i cili pritet të publikojë albumin e ri “Sculpture”, gjendet në kalsifikim me 9 këngë në total.

Ndërkohë që votohen dhe dëgjohën pafund nga publiku i Top Awards, dyshja e suksesshme ka vendosur të bashkojë fuqitë dhe më në fund të sjellë një bashkëpunim që është kërkuar pafund nga fansat.

“DMP” titullohet projekti më i ri i dy reperave, i cili do të publikohet sot në orën 17:00.

Pavarësisht se jemi të gjithë sy e vesh tek prurja më e re muzikore, mos harroni të votoni këngët e dy artistëve në topawards.top-channel.tv