menu

Lauresha futet për herë të parë në “The Top List”


Ora: 16:59 Datë: 13/09/2017

Lauresha Ramadani është një këngëtare e njohur për publikun shqiptar, me disa projekte muzikore të publikuara në treg.

“Veshur me tradheti” është një nga këngët e saj pjesëmarrëse në “Top Fest 12”, me të cilën arriti deri në mbrëmjen gjysmëfinale.

Ndërkohë që kujojmë një Laureshë melankolike, projekti i saj i fundit muzikor nuk është aspak i tillë. Me këtë këngë, artistja ka ardhur më energjike se kurrë, duke rezultuar tepër e pëlqyer për publikun shqiptar.

“Nalu pak” mban titullin kënga e saj më e re, e publikuar vetëm dy javë më parë. Falë kësaj prurje, Lauresha ka mundur të bëhet pjesë e klasifikimit të “The Top List”, për herë të parë, duke u pozicionuar në vendin e 39-të.

Me muzikë të Genti Myftaraj dhe tekst të Elinel, Lauresha, Sant & Marly, duket se këngëtarja ka goditur në shenjë, duke marrë vota nga fansat e saj për të qënë pjesë e renditjes së 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.