Ai është një emër i dëgjuar në fushën e muzikës por edhe në klasifikimin e “Top Awards”. Kristi Karkanaqe ka qënë pjesë e listës rreth 4 vite më parë më këngën “Flying High“, i cili ishte edhe projekti debutues i tij.

Arsye” është kënga që e rikthen artistin në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, falë sugjermeve të shumta nga ana e publikut.

Projekti më i ri i artistit është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar, i cili e komplimenton për zërin e ëmbël, për klipin e bukur dhe këngë që të qetëson shumë kur e dëgjon.

Për këtë këngë, Kristi ka bashkëpunuar me “Tull Production” ndërsa është kompozuar nga Lind Islami. Sa i përket tekstit është punuar nga Stiv ndërsa videoja muzikore nga i talentuari, Aldi Karaj.

Po kush është Kristi Karkanaqe?

Kristi Karkanaqe ka lindur në 25.12.1992 në Tiranë. Karrierën e ka nisur në Cirkun e Tiranës si performues kur ishte vetëm 12 vjeç.

Më vonë Kristi vazhdoi të performonte në rrugë, i njohur ndryshe si “street artist”, ku dallohej për shfaqjet e tij si “human statue” dhe këngëtar, duke dhënë shfaqje jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në shumë vende europiane si Spanja, Zvicra, Gjermania, etj.

Në vitin 2017-të, u shpall fitues i kompeticionit “C’est la Vie”, ku shpalosi talentin e tij në muzikë. Rruga është pjesë e pandarë e përditshmërisë së Kristit dhe madje ai e konsideron si kontributin më të vyer atë që ajo i ka dhënë rritjes së tij artistike. Kënga e tij e parë titullohej “Flying High”, me tekst nga ai dhe kompozim nga Lind Islami.

Aktiviteti muzikor vijoi me këngën “Të premtoj”, një dedikim për të gjithë çiftet e më pas u ndoq nga kënga “Me ty”. Hiti i rradhës i publikuar së fundmi mban titullin “Arsye” dhe arsyet pse duhet ta dëgjojmë muzikën e Kristit i shpalos vetëm pozitiviteti i tij.