Kjo javë ka sjellë ndryshime në klasifikimin e Top Awards sa i përket kreut, i cili është përmbysur krahasuar me një javë më parë.

Mozzik është shndërruar në një ndër artistët më të votuar të javës, jo vetëm me një këngë por me dy të tilla.

Ndërkohë që “Madonna” mbante vendin e parë, publiku ka ndryshuar lojën, duke renditur “PP” në krye të listës, bashkëpunimi i Kidës me Mozzik.

Sa i përket “Madonna”, ajo ende vazhdon të dëgjohet pafund nga publiku shqiptar, i cili përmes votave, e ka renditur në vendin e dytë.

Në vendin e tretë këmi një hyrje të re dhe ai është Yll Limani me këngën “I kom kall” i cili është ngjitur me 4 pozicione nga java e kaluar.

Hyrjet e reja nuk kanë munguar as këtë javë, duke qënë se jemi në klumin e sezonit veror, artistët vijojnë të prodhojnë muzikë të re. Katër këngë të reja i janë bashkangjitur listës këtë javë, të cilat sigurisht janë ritmike, duke iu përshtatur më së miri temperaturave të larta.