Kohëve të fundit ajo është shndërruar në një ndër personazhet më të përfolur publik dhe kjo për shkak të mendimeve të saj paksa ndryshe nga masa. Madje në një postim të bërë në rrjetet sociale, Kleoniki ka shpjeguar se nuk mërzitet aspak nga komentet negative që ajo merr nga publiku pasi reagime të tilla janë të pritshme përderisa ajo ka zgjedhur të jetë transparente me publikun.

E vecantë, Kleoniki ka zgjedhur të jetë edhe në projektin e saj më të fundit muzikor, “Goddess LikeMe”, mbas së cilës fshihet një filozofi mjaft interesante për marrëdhënien femër-femër.

E kontaktuar nga “Top Awards”, këngëtarja ka zbuluar më shumë filozofinë kësaj kënge, duke thënë:

“Goddess LikeMe” ka në thelb marrëdhënien e femrave, të cilat i lidh i njëjti interes. Nëpërmjet kësaj kënge kam dashur të sjellë një mesazh, i cili tregon se të gjitha ne vajzat jemi perëndesha dhe nuk ka nevojë të krahasohemi me njëra-tjetrën, aq më tepër për një mashkull.

Teksti fillon me një strofë krahasimi dhe ka shumë metaforë që mund të nxjerrin kuptime të ndryshme në një fjali. Si për shembull, “I wore black, she wore white” është krahasimi me aparencen por edhe krahasim emocional.

Kur them “mami më tha që nuk krahasohet me ty”, kjo reflekton që ky besimi i krahasimit është i rrënjosur në DNA-n tonë, që dmth janë besimet kufizuese të paraardhësve tanë. Meqënse jemi gjatë gjithë kohës në evolucion, kjo është një nga gjërat që kolektivi femëror duhet të çrrënjosi nga subkoshienca e vet dhe ta rindertojë në një mënyrë më të shëndetshme.

Kemi parë këngë në botë që janë bërë me këtë temë, për një femër që mori atë djalin që ne donim. Këngëtarja ose mbivlerëson femrën tjetër, ose i bën “diss”, duke e fyer dhe duke u shprehur se nuk krahasohet me mua. Meqënse këngët influencojnë kulturën në një mënyrë shumë të fuqishme dhe subkoshiencën e njerzimit, kam bërë këtë këngë që të jap këtë shërim. Nuk e them këtë për “ego”, që unë bëj një tekst që nuk është bërë në botë por jam pasqyrimi artistik i një mentaliteti i “ne” dhe jo “unë” dhe mentaliteti “unitetit ” është ajo cfarë do shpëtojë botën.

Por Kleoniki nuk e ka mbyllur me kaq rrëfimin e saj, duke shtuar:

Misioni im si artiste është që gjithmonë të sjell art me vlera, me mesazhe, shërim, motivim, inspirim dhe t’i bëj njerëzit të prekin një dimension që ndoshta nuk e prekin në përditshmërinë e tyre”.

Sugjerimet nga ana e publikut e kanë renditur “Goddess LikeMe” në vendin e 15-të, një pozicion ky mjaft i arrirë për një hyrje të re.