Edhe pse është një ndër festat më të kritikuar, shqiptarët vazhdojnë të festojnë ditën e të dashuruarve, Shën Valentinin, me të njëjtën kënaqësi, duke dhënë dhe marrë dashuri sikurse edhe dhurata.

Nuk mund të themi me bindje nëse të gjithë artistët e festojnë këtë ditë të shënuar por një gjë është e sigurt, Shën Valentini i vë në lëvizje, duke i zgjuar nga “gjumi dimëror”, duke prodhuar kështu muzikë të re.

Këtë Shën Valentin janë publikur më shumë se kurrë më parë këngë dashurie, përmes të cilave artistët kanë përzgjedhur një mënyrë tepër të vecantë për t’ju uruar fansave të tyre këtë ditë të bukur.

Por cilat kanë qënë këngët që kanë qëndruar në vendin e parë në javën e Shën Valentinit ndër vite?

Nëse do të kthehemi pas në kohë, kur edhe “The Top List” mori jetë, në vitin 2016-të ka qënë Mc Kresha që ka qëndruar në vendin e parë me këngën “Era“, një “remake” që u shndërrua në një hit të padiskutueshëm, e cila dëgjohet edhe sot.

Në vitin 2017-të, besojeni apo jo, java e të dashuruarve i përkiste reperit Stresi, i cili di shumë mirë t’i këndojë dashurisë por kënga e atij viti nuk kishte të bënte me dashurinë. Bëhet fjalë për “Mos u dorzo”, një këngë që është publikuar në kohën kur Stresi sapo kishte dalë nga burgu.

Butrint Imeri ka qënë artisti që ka kryesuar kalsifikimin e “The Top List” në javën e të dashuruarve në vitin 2018-të. Ka qënë pikërisht kënga “Xhanëm”, për të cilën artisti është shprehur se është një dedikim për një nga ish të dashurën e tij.

Renditja e vitit 2019-të ka qënë vërtet surprizë për javën e të dashuruarve pasi vendin e para e ka zënë “Bakllava”, bashkëpunimi i Butrint Imerit dhe Gjikos, një këngë që nuk ka aspak lidhje me të dashuruarit por fansat ishin ende duke shijuar shijen e bakllavasë.

Java e Shën Valentinit këtë vit i përket “Piano rap”, projekti më i fundit i Ledri Vulës. Duket se edhe këtë vit, votuesit e “The Top List” nuk kanë qënë të dashuraur mjaftueshëm për të votuar një këngë dashurie por kanë zgjedhur “Piano Rap”, një këngë më shumë psikologjike për jetën.