Jon Tarifa është një artist, i cili shpesh herë surprizon publikun me projeket e reja muzikore. Kësaj radhe artisti ka bashkuar fuqitë me Stanley Clementina, i cili është një kantautor nga Curacao, ishujt Karaibe. “Your Life” titullohet prurja më e re e Jon Tarifës, e cila ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut shqiptar, duke e shndërruar këtë këngë në debutimin më të suksesshëm të javës në “The Top List”.

Po si ka lindur bashkëpunimi me Stanley Celmentina?! I kontaktuar nga “Top Awards”, Joni ka rrëfyer se me Stanley është mik i ngushtë dhe gjithmonë ka dashur të sjellë një bashkëpunim.

Eshtë një nga artistët më të talentuar në Hollandë dhe një producent i madh si edhe një multi-instrumentalist. Ne jemi miq të ngushtë prej kohësh dhe gjithmonë kemi dashur që të bëjmë një bashkëpunim dhe më në fund koha erdhi”, zbulon Joni për artistin me të cilin ka bashkëpunuar.

Si çdo projekt muzikor i Jonit, edhe “Your Life” përmban një mesazh të rëndësishëm, përmes së cilës artisti dëshiron të frymëzojnë njerëzit që të jetojnë jetën në maksimum dhe të ndjekin ëndrrat e tyre. Kjo këngë ka ardhur e shoqëruar gjithashtu edhe me një videoklip mjaft interesant, i cili është xhiruar në rrugët e mrekullueshme të Brukselit dhe Gent në Belgjikë.

E renditur në vendin e 17-të, “Your Life” është një nga hyrjet e reja të renditura më mirë në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Si ndihet Jon për këtë arritje?

“Në rradhë të parë do të doja t’ju falenderoja për suportin e jashtëzakonshëm dhe ndihmën që më keni dhënë për të përhapur muzikën time. Isha shumë i lumtur, gjithashtu i surpizuar të shihja këngën time më të re “Your Life” të renditej këtë javë e 17-a në “The Top List”. Ndihem shumë mirënjohës ndaj kësaj mbështetjeje të madhe“, tregon Jon për Top Awards.

Joni ka shtuar gjithashtu se sa i përket projekteve të reja muzikore, ai ka plane dhe disa këngë janë gati, të cilat shpreson t’i publikojë pas sezonit të kësaj vere.