menu

Ja cili është bashkëpunimi i verës sipas sondazhit…


Ora: 19:27 Datë: 21/07/2021

Pak javë më parë u publikuan dy bashkëpunime shumë të suksesshme që u duk se do na shoqëronin gjatë gjithë verës. Këto ishin “Parajsa Ime 2” nga Alban Skënderaj dhe Elgit Doda dhe “Nina” nga treshja e artistëve Flori Mumajesi, Bruno dhe Klajdi Haruni. Duke qenë se u publikuan në një kohë, konkurrenca mes tyre ishte shumë e fortë.

Megjithatë, “Nina” ja doli në këtë ‘garë’ duke u renditur kështu në vend të parë të klasifikimit të “The Top List” për plot dy javë, duke qenë kënga më e preferuar për publikun. Kjo të paktën derisa një tjetër bashkëpunim i suksesshëm u publikua. Bëhet fjalë për “Dale” nga Butrint Imeri, Kida dhe Ledri Vula.

Që nga momenti i parë i lançimit, kënga u prit mjaft mirë nga publiku dhe u rendit në vend të tretë edhe pse ishte një hyrje e re. Këtë javë “Dale” u pozicionua në vend të parë duke zbritur kështu nga froni projektin “Nina”.

Duke qenë në konkurrencë të fortë me njëra-tjetrën, ne publikuam një sondazh në faqen tonë në “Instagram” se cili projekt mendonte publiku se është bashkëpunimi më i mirë i kësaj vere.

Nga votat, duket qartë se e preferuara e publikut është pikërisht “Dale” me plot 67% të votave, duke lënë kështu pas “Nina”-n me 33%. Të dy këto projekte pavarësisht rezultatit mbeten më të preferuarat e publikut dhe ‘himnet’ që do të na shoqërojnë gjithë verës.