menu

Ja cilat janë këngët që janë ngjitur shumëëë lart në një javë të vetme!


Ora: 20:51 Datë: 17/09/2021

Si rrallë herë më parë, këtë javë kemi pasur disa ndryshime të mëdha në klasifikimin e “The Top List”. Thënë kjo, ka patur shumë projekte të cilat janë ngritur me shumë vende në renditje. Por disa kanë rënë më shumë në sy për shkak të vendeve më të larta. Ja se cilat janë ato këngë që rritur me më shumë se 35 vende.

Bashkëpunimi i Arilena Aras dhe Dafina Zeqirit, “Thirr Policinë”, ka vetëm 2 javë në klasifikim. Ky projekt u pa disa me skepticizëm në fillim, për arsye se javën e parë të publikimit, u rendit në vend të 100-të. Një pozicionim aspak i mirë ky për dy artiste si Arilena dhe Dafina. E duket se këtë javë ato provuan të kundërtën. “Thirr Policinë” është rritur me plot 94 vende dhe renditet në vend të 6-të.

Gjithashtu edhe “Pak si…” nga Soni Malaj dhe Bennito ka vetëm 2 javë në klasifikim dhe ka pësuar një rritje goxha të madhe në renditje. Ky projekt duket se sa vjen e po pëlqehet akoma e më shumë nga publiku dhe është rritur me 67 vende këtë javë duke u pozicionuar në “Top 5”, e më saktësisht në vend të 4-të të klasifikimit.

Një tjetër bashkëpunim që i bashkohet kësaj liste është dhe “Dilem Jasht” nga Lyrical Son dhe Mc Kresha. Ky projekt ka 8 javë në klasifkim dhe është rritur me plot 35 vende nga java e kaluar, duke u pozicionuar në vend të 28-të të renditjes. Lyrical Son dhe Mc Kresha duket se kurrë nuk gabojnë me bashkëpunimet e tyre që gjithmonë arrijnë të rrëmbejnë zemrat e publikut.