Hyrjet e reja në klasifikimit e “Top Awards” vijojnë t’i shtohen listës nga java në javë.

Ndërkohë që disa këngë bëhen pjesë të klasifikimit, disa të tjera mbesin jashtë por ka edhe nga ata artistë që ia kanë dalë t’i mbizotërojnë konkurrencës me disa projekte muzikore.

Po kush janë artistët që kanë më shumë hite njëkohësisht në klasifikim?

Yll Limani është artisti që momentalisht ka më shumë këngë në klasifikimin e “Top Awards” me 8 këngë në total. Artisti gjendet në listë me 4 bashkëpunimi dhe 4 këngë “solo”. Këngët me të cilat artisti vazhdon ende të votohet nga publiku janë: “Ndoshta” me Cricket, “Mos Shko” me Dafina Zeqirin, “Leje”, “Buzet e kuqe”, “I kom kall”, “Pate” me Lumi B, “Kur t’kujtohet” dhe “Pray”në bashkëpunim me Cricket.

Capital T vijon të jetë një ndër artistët që mbështetet fuqishëm nga publiku shqiptar dhe këtë e tregon fakti që këngët e tij kanë mundur ta përballojë konkurrencën, duke qëndruar në listë për një kohë të gjatë. Kapoja gjendet në klasifikim me 5 këngë në total dhe janë pikërisht: “Fjalt e Nanes”, “Braziliane”, “DMP” me Ledri Vulen, “Flaëless” dhe “Bisha” në bashkëpunim me Vig Poppa.

Pjesë e këtij grupi janë gjithashtu edhe artistë të tjerë si Stresi, Ledri Vula, Butrint Imeri dhe Dafina Zeqiri. Secili nga këta artistë gjendet në klasifikim me nga 4 këngë njëherazi, duke u pozicionuar mjaft mirë në listë.