Irkenc Hyka, përveçse një kompozitor i suksesshëm, ai është një këngëtar mjaft i dashur për publikun shqiptar. “Katile” është projekti muzikor i publikuar së fundmi nga ai, i cili e ka bërë pjesë të klasifikimit për herë të parë me një këngë “solo”. Kujtojmë që Irkenci ka qënë pjesë e listës me bashkëpunimin e tij me Xhensilën, “Si te jem mire”, i cili u pëlqye shumë nga publiku në atë kohë.

“Katile” e Irkencit nuk është e para këngë me këtë titull pasi thuajse një vit më parë Majku publikoi një këngë me të njëjtin titull. Duke qënë se të dyja këngët flasin për femrat katile në faqen zyrtare të Top Aëards është bërë një sondazh se cila “Katile” ju pëlqen më shumë dhe rezultati ishte 38% e Irkencit dhe 62% e Majk dhe duket se ky rezultat ka qënë i pritshëm pasi Irkenci ka vetëm pak ditë që e ka nxjerrë në treg këngën e tij.

I kontaktuar nga Top Awards, Irkenci ka folur më shumë për projektin e tij “Katile”, e cila është një histori dashurie që e bën të vuaj por a ka vuajtur Irkenci ndonjëherë nga dashuria? Përgjigjen e kësaj pyetjeje edhe shumë të tjerave e gjeni në intervistën e mëposhtme:

Top Awards: “Katile” mban titullin projekti juaj i radhës, për çfarë flet kjo këngë?

Irkenc Hyka: “Katile” flet për një vajzë që t’i ka bërë gjithë të këqijat. Eshtë një histori dashurie por vajza është shumë materialiste në këtë rast.

TA: Kush është kujdesur për muzikën, tekstin dhe klipin?

Irkenc Hyka: Për muzikën jam kujdesur vetë, tekstin e ka bërë Mumma ndërsa klipi mban vulën e “Imagine films”.

TA: A është kjo këngë një dedikim?

Irkenc Hyka: Jo, kjo këngë nuk është një dedikim

TA: Mjaft komente pozitive ka marrë kjo këngë, e prisnit këtë sukses?

Irkenc Hyka: Po, ka patur shumë reagime pozitive. Në fakt e prisja sepse njerzëit kështu janë mësuar t’më shohin. Atë Irkencin romantik që vetëm vuan për dashurinë.

TA: Por a vuan apo ka vuajtur ndonjëherë Irkenci nga dashuria?

Irkenc Hyka: Momentalisht jam shumë i lumtur.

TA: Kush është vajza në video? (T’jua heqim pak kuriozitetin njerëzve)

Irkenc Hyka: Vajza në klip është një modele që me thën të drejtën as emrin nuk ia mbaj mend.

TA: Shumë komente keni nga fanset, na zbuloni sa mesazhe merrni në ditë në Instagram? (Qesh)

Irkenc Hyka: (Qesh) Mesazhe pafund, çdo ditë. Pyetja duhet të ishte a të del koha t’i lexosh?

TA: Çdo të thotë për ju të jeni pjesë e “The Top List”?

Irkenc Hyka: Të jem pjesë e Top Listës, është një ndjesi shumë e mirë për mua. Faleminderit shumë.

TA: Kohët e fundit keni qënë mjaft aktiv në skenën e muzikës, keni nisur punën për këngën e ardhshme? Nëse po, do të jetë “solo” apo bashkëpunim?

Irkenc Hyka: Këngë të reja ka plot po se di se cilën. Nuk e di akoma nëse do të jetë një bashkëpunim por për momentin jam shumë i ngarkuar duke krijuar për artistë të tjerë.