Ai është pjesë e këtij klasifikimi me dy projekte muzikore, të cilat janë të dyja bashkëpunime. Bëhet fjalë për Getinjo, një nga reperat më të dashur të publikut shqiptar, i cili po korr sukses të madh me projektet e publikuara së fundmi.

“Ku je” është bashkëpunimi i tij me Kidën, i cili prej 16 javësh vazhdon të jetë pjesë e “The Top List” ku nga java në javë vihet re një përmirësim sa i përket ndryshimeve të pozicioneve por kjo javë e ka zbritur këtë këngë me 8 pozicione.

Ndërkohë Getinjo tashmë është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të tij të fundit me Nikka të titulluar “Njeri”.

Kjo këngë, e cila është publikuar rreth 20 ditë më parë, është bërë pjesë e “The Top List” prej 2 javësh, duke u pozicionuar mjaft mirë në këtë klasifikim.

Vetëm këtë javë ajo ka mundur të ngjitet me 20 pozicione, duke u renditur në vendin e 23-të, ndryshe nga java e kaluar ku pozicionohej në vendin e 43-të.