Rreth tre muaj më parë, dyshja e talentuar, Gashi dhe Ledri Vula, bashkoi fuqitë për projektin muzikor të titulluar “That’s Mine”. Një këngë që rezultoi tepër e pëlqyer që në momentete e para të publikimit por që ende vazhdon ta ketë vëmendjen e publikut shqiptar.

Pavarësisht se ka 16 javë në klasifikimin e “The Top List”, kjo prurje muzikore dëgjohet dhe votohet pafund dhe këtë e vërteton më së miri publiku, i cili përmes votave të tyre, e ka ngjitur “That’s Mine” me 20 pozicione nga java e kaluar.

“That’s Mine” është kënga me ngjitjen më të lartë të kësaj jave, duke u pozicionuar në vendin e 39-të.

Nga ana tjetër të dy artistët kanë vijuar me projektet e tyre “solo”, duke premtuar një verë mjaft të nxehtë. Edhe pse deklaroi se do i mungonte për disa kohë muzikës, Ledri është rikthyer shumë shpejt me projektin e tij “Rio”, i cili për këtë javë mban vendin e tretë, duke u shndërruar në hyrjen të renditur më mirë në klasifikim. Vula gjendet në klasifikim edhe me 7 projekte të tjera muzikore, të cilat për një kohë të gjatë kanë mundur t’i rezistojnë konkurrencës së fortë në listë.