Ajo është padiskutim një ndër artistet që shkëlqen me projektet e saj muzikore dhe kështu ka bërë në prurjen e saj më të fundit muzikore. Pas një periudhe qetësie, Eneda Tarifa është rikthyer fuqsishëm në treg dhe në një intervistë të dhënë së fundmi, artistja është shprehur se ka vendosur që muzikës t’i “futet me kokë” pasi e kishte lënë pak pas dore për shkak të angazhimeve të tjera.

Momentalisht ajo gjendet në një fazë të mirë krijuese dhe kështu që repertori i saj pritet të pasurohet.

“Per ty” titullohet prurja më e re e Enedës, e cila ka vetëm pak ditë që ka dalë në treg dhe menjëherë ka mundur të bëhet pjesë e klasifikimit të “Top Awards”.  Me tekst të Drita Çomos, “Per ty” është pozicionuar në vendin e 19-të këtë javë, një pozicion majft i mirë për një hyrje të re. Eneda ka zbuluar gjithashtu se xhirimi i të dyja këngëve është bërë në të njëjtën periudhë.

Vetëm pak ditë më parë artistja ka bërë publik lajmin se nuk do të jetë më si moderatore e “Portokallisë” dhe shkak për këtë është pikërisht krijimtaria e artistes, i cili gjendet në një moment mjaft kulminant.