Ishin fillimet e viteve 2000 kur Anila Mimani solli disa prej këngëve që ende vazhdon këndohen nga publiku shqiptar. Të gjithë e mbajnë mend frazën “Unë të lë, nuk më le ti, më lutesh si fëmijë”, e cila është një ndër këngët e para të Anilës dhe e bëri këngëtaren të arrinte kulmin e suksesit, edhe pse nuk ka qënë e shoqëruar me një videoklip.

Jeta e re e Anila Mimanin

Anila Mimani, e cila vazhdon ende të merret me muzikë, jeton prej vitesh në Zvicër dhe është bërë nëna e dy vajza të mrekullueshme. Këngëtarja tregon se është tepër aktive duke dhënë koncerte nëpër evente familjare në Zvicër.

Rikthimi i Anila Mimanit

Pavarësisht se i ka munguar në tregun muzikor shqiptar, është pikërisht Young Zerka që e ka rikthyer Anilën në qendër të vëmendjes dhe kjo falë projektit më të fundit muzikor, “Neser”. Këngëtarja i ka dhënë një efekt special këngës, duke e bërë këtë këngë akoma edhe më të veçantë.

“Neser”, kënga e re e Young Zerkës

Zerka vazhdon të jetë tepër aktiv në tregun muzikor shqiptar, duke sjellë projekte mjaft interesante. Përveç këngëve “solo”, artisti ka zgjedhur të vijë edhe me disa bashkëpunime me artistë të huaj dhe shqiptar.

“Nesër” ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut dhe sugjerimet nga ana e publikut kanë bërë që kjo këngë të zërë menjëherë vendin e 5-të, një pozicion ky majft i rëndësishëm në klasifikimin e “The Top List”, i cili përbëhet nga 100 këngë.