menu

E krahasojnë me Besnikun e NRG, Estto zbulon lidhjen që ka me artistin


Ora: 12:01 Datë: 28/10/2017

Me Estto-n jemi njohur falë projektit të tij të parë muzikor, “Per cdo nate”, i cili ka qënë pjesë e klasifikimit të “The Top List” për disa javë rresht.

Rreth dy javë më parë, Estto, emri i vërtetë i të cilit është Ernest, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Inat”. Këngëtari ka tërhequr menjëherë vëmendjen me këtë këngë, e cila për këtë javë është ngjitur me 42 pozicione në “The Top List”, duke u renditur në vendin e 8-të.

Edhe pse është vlerësuar shumë për talentin e tij, shumë fansa e kanë krahasuar Estto-n me vokalistin e NRG, Besnikun.

I ftuar në “Top Show Mag”, Ernesti është pyetur nga Alban Dudushi lidhur me këtë krahasim që i bëjnë dhe këngëtari ka zbuluar se ai dhe Besniku vijnë nga një familje, pasi ky i fundit është daja i tij.

Sa i përket detajeve të projektit të tij më të ri muzikor, Estto është kontaktuar nga “Top Awards”, për të zbuluar më shumë rreth tij.

TA: Për çfarë flet projekti juaj i ri “Inat”?
Estto: Projekti “Inat “ flet për disa inate që ne sot i mbajmë në jetën e përditshme, më saktësisht çiftet me njeri-tjetrin, ku çdo herë ndonjëri prej tyre mban inat dhe kjo këngë më shumë është dedikuar për çiftet që mbajnë inat me njeri-tjetrin.

TA: Kush është kujdesur për tekstin, muzikën dhe klipin?
Estto: Tekstin e këngës e kam shkruajtur vetë por kam patur edhe një bashkëpuntor të afërt Ardit Qirku. Sa i përket muzikës, e kam bërë vetë dhe finalizimin e gjithë projektit e ka bërë “JoJo”, një producent shumë i mirë, kurse videoklipin e realizuar Andi Dautaj, një djalë shumë i talentuar dhe besoj që do vazhdoj prap edhe në projektet e ardhshme të bashkëpunoj me të.

TA: Shumë fansat pyesin për vajzën e klipit, kush është ajo?
Estto: Vajza e klipit është Leonora, e cila është nga Prishtina dhe është modele.

TA: Si ndiheni që shpesh herë ju karahasojnë me Besnikun e NRG Band? A frymëzoheni ju nga ky grup?
Estto: Eshtë privilegj të krahasohesh me një këngëtar siç është Besniku i NRG Band dhe unë shpesh herë e them se shpresoj ta kem edhe unë atë sukses siç e kanë arritur ata komplet si grup.

TA: Keni menduar të sillni një bashkëpunim me të?
Estto: Sa i përket bashkëpunimit, e kemi diskutuar bashkë me gjithë grupin dhe kjo mund të ndodhë, por më vonë.

TA: Interesi më i lartë nga ana e fansave ka qënë për “Per cdo nate” apo për “Inat”?
Estto: Unë mendoj se interesimi më i madh ka qënë për këngën “Inat” pasi është këngë më komerciale dhe sot këngët më komerciale po pëlqehen më shumë, prandaj edhe ecin më mirë.

TA: Jeni ngjitur me 42 pozicione këtë javë, si ndiheni?
Estto: Ngjitja në vendin e 8-të për mua ishte shumë ndjenjë e mirë sepse më ka bërë vërtet që të besoj se kënga po pëlqehet dhe po votohet, prandaj edhe është ngjitur në aq shumë pozicione.

TA: Një mesazh për të gjithë ata që të kanë votuar…
Estto: Unë do i falenderoja shumë të gjithë ata që më kanë votuar dhe ju them vazhdoni prap të më votoni sepse çdo herë do sjell këngë më të bukura e më të bukura.