Projekti më i ri që këngëtarja Elvana Gjata solli në bashkëpunim me Yll Limanin, “E di x Marre” korri sukses të jashtëzakonshmëm që në momentin e publikimit të tij. Dyshja solli një surprizë për fansat duke publikuar jo një, por dy këngë. Dhe ishte pikërisht “E di” që u votua si më e preferuara e publikut duke u bërë menjëherë pjesë e “The Top List”.

Në javën e parë kur ky projekt hyri në klasifikimin e këngëve më të mira shqiptare në “Top Awards”, arriti të renditej në “Top 5” dhe më saktësisht në vend të pestë. Këtë javë renditja e këngëve në klasifikim nuk surprizoi aspak. Ashtu siç parashikohej “E di” u ngrit menjëherë duke u pozicionuar në vend të parë dhe duke rrëzuar nga kreu projektin “Dale”, sjellë nga Butrint Imeri, Kida dhe Ledri Vula, i cili gjithashtu rezultoi shumë i suksesshëm këtë sezon vere.

Në vetëm dy javë në klasifikim, “E di” u vendos si kënga më e preferuar nga “The Top List”. E teksa dukej se kjo gjë pritej, na mbetet të shohim se çfarë surprizash kemi të rezervuara në javët në vazhdim.